LAJMI I FUNDIT:

Super forcë për 20 minuta në ditë! (Video)

Super forcë për 20 minuta në ditë! (Video)

Forca maksimale mund të ndërtohet me efikasitet duke përdorur peshat më të rënda dhe variacionet e stërvitjeve të avancuara nëpërmjet ushtrimeve në tempin më të ngadalshëm dhe më të kontrolluar.

Një ndër mungesat e kësaj mënyre të treningut është që kërkon periudha të gjata dhe monotone të pushimeve (shpesh prej 3 deri në 5 minuta, por edhe më gjatë midis serive dhe përsëritjeve, gjë që te disa stërvitës krijon përshtypjen që nuk janë djersitur mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.

Tashmë i famshmi BJ Gaddour ka gjetur zgjidhjen alternative në formën e programit rrethor 20 minutash, i cili jep rezultate të shkëlqyeshme.

Gjëja e shkëlqyeshme te ky program është natyra e tij kërkuese, përkatësisht fakti që periudha e përgjithshme e pushimeve është gjithsej 4 minuta.

Ky program është shpikur që të sulmojë pjesën më të madhe të grupeve të muskujve në trup, mirëpo për shkak të intensitetit të lartë mund të konsiderohet edhe kardio-trening, i cili fuqishëm ndikon në metabolizëm.

Si ekzekutohet?

Ekzekutoni këtë program 20 minutash në dy deri në tri herë në javë me distancë prej 48 orësh midis treningëve. Për rezultate më të mira praktikoni formulën e treningut 3-1-1-1 në mënyrë që të shfrytëzoni maksimalisht kohën nën tension.

Kjo do të thotë kështu: merrni 3 sekonda në fazën fillestare të ushtrimit, ekzekutoni 1 sekondë gjatë lëvizjeve të ngritjes së ngarkesave, qëndroni 1 sekondë në fazën përfundimtare të ushtrimit pastaj merrni edhe 1 sekondë për pushim.

Gjatë 30 sekondave mund të ekzekutoni maksimalisht 5 përsëritje.

USHTRIMET – 4 rrathë

Ushtrimi 1: Supet e ngritura në dërrasë

Numër maksimal të përsëritjeve për 30 sekonda, pauzë 30 sekonda.

Ushtrimi 2: Pompat

Numër maksimal të përsëritjeve për 30 sekonda, pauzë 30 sekonda.

Ushtrimi 3: Ngjitja në bankë

Numër maksimal të përsëritjeve për 30 sekonda, pauzë 30 sekonda.

Ushtrimi 4: Rezistencë në pompa

Koha maksimale në rezistencë për 30 sekonda, pauzë 30 sekonda.

Ushtrimi 5: Përkuljet

Numër maksimal të përsëritjeve për 30 sekonda, pauzë 30 sekonda.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori