LAJMI I FUNDIT:

Supë shëruese nga hithrat: Ushqim i obligueshëm i kësaj pranvere, do të jeni të shëndetshëm!

Supë shëruese nga hithrat: Ushqim i obligueshëm i kësaj pranvere, do të jeni të shëndetshëm!

Përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikimin e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Hithrat lulëzojnë nga pranvera deri në vjeshtë dhe janë shtojcë e shkëlqyeshme për brumëra dhe rizoto, por është edhe më e popullarizuar në supë të dendur.


Në cilëndo gjellë që ta përgatisni, hithrat nuk është e nevojshme t’i zieni por vetëm t’i fërgoni jo më shumë se dy minuta, transmeton Telegrafi.

Kështu do të ruani maksimalisht cilësitë e tyre ushqyese dhe shëruese, mirëpo ka arsye të shumta për shkak të të cilave është mirë të hamë hithra.

T’i numërojmë vetëm disa: përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikiminn e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, shëron inflamacionin e traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve, por vepron edhe si diuretik, përmban vitaminat C dhe A, kalcium, kalium, hekur, fosfor dhe vitamina e minerale të tjera.

Çaji i hithrave përdoret për sëmundjet e mëlçisë dhe të tëmthit, çrregullimin e gjumit, ngërçeve në stomak, të thatit, sëmundjeve të mushkërive etj.

Gjithashtu, pa marrë parasysh cilësitë shëruese, hithra nuk konsumohet e freskët, sepse atëherë mund të shkaktojë probleme në sistemin e tretjes dhe skuqje të lëkurës.

Receta për supë të shkëlqyeshme nga hithrat, përgatitja e së cilës është aq e thjeshtë sa që mund ta përgatisin edhe fëmijët.

Përbërësit për katër persona:

– 300 g hithra,
– 5 patate të madhësisë mesatare,
– disa pika vaj ulliri,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

1. Patatet pritni në katër pjesë dhe zieni.
2. Nga fundi i zierjes shtoni hithrat të cilat duhet vetëm të zbuten.
3. Shtoni vajin e ullirit dhe imtësojeni mirë me mikser.
4. Qitni erëza sipas dëshirës.

Këshillë: Sipas dëshirës shërbejeni me bukë të thekur, por edhe sipas dëshirës vajin e ullirit mund ta zëvendësoni me ajkë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori