LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill Festival 2022” – konfirmohet performanca e reperit britanik Skepta

“Sunny Hill Festival 2022” – konfirmohet performanca e reperit britanik Skepta
Foto: Instagram

Është publikuar emri i parë që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit “Sunny Hill”.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm britanik, Joseph Olaitan Adenuga Jr., i njohur me emrin artistik Skepta.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në Instagram.


“Skepta po vjen në Sunny Hill. Ikona më e madhe e skenës Grime po sjell performancën e tij enigmatikisht energjike në Kosovë! Rimat e mprehta të Skeptas, të mbushura me ‘bas reggae dhe techno’ do ta shndërrojnë skenën kryesore të Sunny Hill në shfaqjen më eklektike që nuk e keni parë kurrë”, thuhet në postim.

“Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?
Lexo po ashtu “Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?

“Këtë gusht, përgatituni të kërceni me yllin e hip hopit më me ndikim të kohës sonë”, vazhdon më tej shkrimi.

Ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Sunny Hill” po bën një rikthim pas dy vitesh dhe tashmë është thënë se do të zhvendoset në një lokacion, në Bërnicë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori