LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit e armatosur u futën në një spital në Ekuador për të vrarë një adoleshent, morën peng infermieret – policia i arreston të gjithë

Sulmuesit e armatosur u futën në një spital në Ekuador për të vrarë një adoleshent, morën peng infermieret – policia i arreston të gjithë

Policia në Ekuador ka arrestuar shtatë sulmues të armatosur që ishin futur në një spital dhe kishin tentuar të vrasin një adoleshent, i cili ishte duke u shëruar në këtë spital.

Anëtarët e bandës morën peng infermieret dhe shkëmbyen zjarr me pjesëtarët e policisë, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë pengjet janë liruar dhe askush nuk është lënduar. Sulmuesit janë arrestuar”, tha një zyrtar lokal, raporton BBC.


Autoritetet konsiderojnë se ata kishin për synim të vrasin 17-vjeçarin, e njohur me nofkën “fytyra e pistë”, pasi është pjesë e bandës rivale.

Adoleshenti po qëndronte ne repartin e kujdesit intensiv, pasi së fundmi ishte qëlluar me armë. E sulmuesit e armatosur morën peng pesë infermiere për më shumë se një orë.

Personeli i spitalit në qytetin Choneu thanë se ishin mbyllur nëpër dhoma, derisa sulmuesit e armatosur po thyenin dyert duke kërkuar adoleshentin.

“Duket se nuk e dinin ku gjendej adoleshenti, për këtë ‘bridhnin’ nëpër spital. Falë Zotit dhe policisë nuk do të ishim këtu tani të tregojmë se çfarë ka ndodhur”, tha Homero Andrade, zëdhënës i spitalit.

Policinë e falënderoi edhe presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso përmes një postimi në Twitter, ku shpërndau pamjet ku shihen sesi policët e armatosur futen në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori