Burri, i cili dyshohet se sulmoi Salman Rushdie në perëndim të New Yorkut javën e kaluar, lavdëroi ajatollahin e Iranit në një intervistë ekskluzive në burg me newyorkpost – dhe pranoi se nuk mendonte se autori do të mbijetonte.
“Kur dëgjova se ai mbijetoi, u habita”, tha Hadi Matar, nga Fairview, NJ, në një video-intervistë nga burgu i qarkut Chautauqua, transmeton Telegrafi.
Djaloshi 24-vjeçar nuk dëshironte të thoshte nëse ishte frymëzuar nga udhëheqësi iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini që lëshoi një fetva, ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdies në vitin 1989 mbi librin e autorit “Vargjet Satanike”.
“Unë e respektoj Ajetullahun. Unë mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa unë do të them për këtë”, tha Matar, duke vënë në dukje se ai “lexoi vetëm disa faqe” të romanit kontrovers të Rushdies.
Sulmuesi që provoi ta vriste duke e therur me thikë mohoi të kishte qenë në kontakt me Gardën Revolucionare të Iranit.
“Nuk më pëlqen personi. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë”, tha ai për Rushdie. “Nuk më pëlqen ai. Unë nuk e dua shumë atë. Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimet e tyre, sistemet e besimit”.
Shkrimtari 75-vjeçar, i cili është përballur me kërcënime me vdekje për dekada, u sulmua në skenë të premten ndërsa po përgatitej të mbante një leksion në Institutin Chautauqua, New York.
Ai u godit me thikë të paktën 10 herë, duke i shkaktuar dëme në mëlçi dhe ka mundësi të humb shikimin në njërin sy, sipas agjentit të tij.
Ai përshkroi se si ai mori një autobus për në Buffalo një ditë para se ai dyshohet se sulmoi Rushdie, dhe më pas rrëmbeu një taksi “Lyft” për në Chautauqua.
“Është një vend i bukur”, tha ai, duke iu referuar Institucionit Chautauqua.
“Isha duke bërë shumë xhiro. Nuk bëja asgjë në veçanti, thjesht isha duke ecur përreth”, shtoi ai, duke thënë se ka fjetur në bar të enjten mbrëma. “Unë kam qenë vetëm jashtë gjatë gjithë kohës”.
Ndërsa më pak i njohur me punën e shkruar të Rushdie, Matar tha se shikonte video të autorit në YouTube.
“Kam parë shumë leksione”, tha ai. “Nuk më pëlqejnë njerëzit që janë kaq të pasinqertë”.
Ndryshe, sulmuesi u ankua për kushtet në burgun lokal, “Shumë nga ushqimet që më kanë dhënë nuk lejohet të hahet sipas religjionit tim”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre