LAJMI I FUNDIT:

“Sulmuesi i Nju Jorkut” mund të dërgohet në Guantanamo!

“Sulmuesi i Nju Jorkut” mund të dërgohet në Guantanamo!

Disa ligjvënës amerikanë i bënë thirrje Shtëpisë së Bardhë që ta dërgojë Sayfullo Saipovin, të akuzuarin për vrasjen e tetë personave në Nju Jork, në burgun ushtarak në Guantanamo.

Presidenti Donald Trump tha se po e shqyrton këtë gjë, e cila fillimisht do të kërkonte nga ai që ta shpallte Saipovin “luftëtar të armikut”.

“Do ta konsideroj me siguri. Dërgojeni atë në Gitmo (v.j. Guantanamo)”, tha Trump.

Në një postim në Twitter, presidenti po ashtu tha se beson se Saipov “duhet të dënohet me vdekje”, pasi, pas sulmit, ka thënë se është “i lumtur” dhe ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Burgu ushtarak në bazën detare të SHBA-së në Kubë është shfrytëzuar në të kaluarën kryesisht për të burgosur militantët e kapur nga forcat amerikane në fushat e betejës në Afganistan dhe Irak.

Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, ka shprehur keqardhje për praktikën, e cila, sipas tij dhe kritikëve të tjerë, u mohon të drejtat themelore ligjore të të burgosurve, dhe ka kërkuar mbylljen e burgut.

Asnjë i paraburgosur nuk është dënuar në Guantanamo qysh në vitin 2008.

Për më tepër, Saipov është banor i ligjshëm i SHBA-së dhe normalisht ka të drejtat ligjore që i janë dhënë me sistemin civil të drejtësisë amerikane.

Por, kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, John McCain, ishte midis atyre në Kongres që i bënë thirrje Trumpit për ta dërguar Saipovin në Guantanamo.

“Nuk duhet t’i konsiderojmë këto sulme në tokën tonë si të izoluara, por t’i njohim ato ashtu siç janë: akte të luftës”, tha McCain.

Senatori republikan, Lindsey Graham, po ashtu i bëri thirrje Trumpit që ta shpallë Saipovin “luftëtar të armikut”.

Graham tha se si duhet të merret më shumë në pyetje për të përcaktuar me siguri nëse ka vepruar i vetëm, ashtu siç kanë thënë autoritetet në Nju Jork.

“Është qesharake të besojmë se një ditë intervistash në spital na tregon gjithçka që duhet të dimë për lidhjet terroriste të Saipovit”, tha Graham.

Saipov, me prejardhje nga Uzbekistani, tashmë është akuzuar për terrorizëm nga një gjykatë e qarkut në Nju Jork. Më 31 tetor, ai dyshohet se ka goditur me kamion kalimtarët në një zonë të çiklistëve në lagjen Manhattan, duke vrarë tetë persona dhe plagosur disa të tjerë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori