LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan studentët gjatë protestave, dy policë nga Atlanta shkarkohen për përdorim të tepruar të forcës

Sulmuan studentët gjatë protestave, dy policë nga Atlanta shkarkohen për përdorim të tepruar të forcës

Edhe dy policë nga Atlanta në SHBA janë shkarkuar për shkak të përdorimit të tepruar të forcës mbi një student dhe një studente, gjatë protestave të mbajtura në këtë qytet në fund të muajit të kaluar, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Loni Hood dhe Armond Jones më nuk do të punojnë në polici, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në një kumtesë të dërguar mediave, duke u rritur kështu numri i policëve të shkarkuar pas protestave që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd, transmeton Telegrafi.


Dyshja janë shkarkuar menjëherë pas analizimit të pamjeve dhe hetimeve të brendshme të kryera. Ndërsa numri i përgjithshëm i policëve të suspenduar ka shkuar në 6, e i atyre të shkarkuar në 4.

Kundër tyre ka pasur ankesa për përdorim të tepruar të forcës, përfshirë përdorimin e elektroshokut ndaj studentëve Mesiah Jang dhe Tanya Pilgrim gjatë 30 majit.

“Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet ndër tjera në kumtesën e policisë së Atlantas.

Policët janë filmuar se si në qendër të qytetit thyejnë dritaret e veturës në të cilën gjendeshin dy persona, ku më pas e nxjerrin një femër dhe një mashkull, ku ndaj të fundit përdorin elektroshok.

“Ka qenë përvoja ime më e keqe”, ka deklaruar 20-vjeçarja Tanya Pilgrim, duke shtuar se ajo dhe miku i tij Mesiah Jang po ktheheshin në shtëpi nga protestat kur ndodhi incidenti.

Në anën tjetër kryetarja e qytetit Keisha Lens Bottoms, ka pranuar se pamjet e këtij moment e kanë shqetësuar tej mase.

“Kur i shoh pamjet, është e qartë se është përdorur forcë e tepruar. Gjithashtu është e qartë që polici që përdor elektroshok duhet të shkarkohet”, ka shtuar Bottoms.

Njëri nga policët ka shkruar në raport se ka përdorur elektroshokun, sepse nuk ka qenë i sigurtë nëse personat brenda veturës ishin të armatosur.

“Nuk i kam parë duart e tyre, kështu që përdora elektroshokun”, thuhej në raport.

Në këtë incident kishin marrë pjesë gjashtë policë, Përveç katër prej tyre që janë shkarkuar, të tjerët pritet të ballafaqohen nga komisioni disiplinor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori