LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan punonjësin dhe tentuan të vjedhin stoli ari në New York, pendohen keq hajnat – shfaqet nga askund një burrë me karrige në dorë

Sulmuan punonjësin dhe tentuan të vjedhin stoli ari në New York, pendohen keq hajnat – shfaqet nga askund një burrë me karrige në dorë

Dy hajna që tentuan të kryejnë plaçkitje në një argjendari, u larguan me shpejtësi për t’i shpëtuar më të keqes kur një burrë u shfaq nga askund dhe i doli në ndihmë punonjësit, të cilin e grushtuan dhe tentuan t’ia vjedhin produktet.

Të dyshuarit arritën të ikin nga lokali kur personi i paidentifikuar i sulmoi me karrige, por nuk shkuan larg pasi përfunduan në prangat e policisë, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burra futen në argjendari, dhe njëri prej tyre futet në hapësirën ku qëndronte punonjësi të cilin e grushton dhe e rrëzon në tokë.

Aty menjëherë fillon të mbledh stolitë, por në një moment u shfaq burri me karrige në dorë dhe iu vërsul hajnave, që kur e kuptuan se nuk kanë shpëtim u larguan. /Telegrafi/