LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi me thikë viktimën pas një zënke të çastit, arrestohet 19-vjeçari në Gjilan

Sulmoi me thikë viktimën pas një zënke të çastit, arrestohet 19-vjeçari në Gjilan

Një 19-vjeçar me inicialet D.XH. është arrestuar këtë të premten në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

I njëjti dyshohet se një ditë më parë, në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan pas një zënke të çastit që kishte me viktimën, e ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) duke i shkaktuar lëndime trupore.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Njësiti i hetimeve rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta  hetimore, sot me datën 08.09.2023 ka arritur që të arrestojë të dyshuarin D.Xh. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar)”, ka thënë Osmani.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti dyshohet se me datën 07.09.2023 rreth orës 02:40 në rrugën ‘Esat Berisha’ në Gjilan pas një zënke të çastit që kishte me viktimën mashkull kosovar e ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas trajtimit mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan është liruar për në shtëpi”.

Ai tutje ka bërë të ditur se i dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, ka përfunduar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori