Sulmoi anëtarët e familjes pastaj edhe zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar anëtarët e familjes.
Sipas raportit të policisë, i arrestuari dyshohet se është i sëmurë mental.
I njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali.
Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































