LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një person në Han të Elezit

Sulmohet një person në Han të Elezit

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të fortë nga një person tjetër.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësorë në emergjencën e Ferizajt.


Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në Han të Elezit.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me një mjet të fortë viktimën.  Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim