Një i mitur në Suharekë ka sulmuar të premten pas mesditës një tjetër të mitur duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit,


“Suharekë 05.11.2021 – 13:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur), ka njoftuar  se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur, me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit”, thuhet në raport.

Me konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/