Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, të hënën është sulmuar fizikisht në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.
“Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi.
Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat, e ka dënuarsulmin ndaj Çerim Bajramit.
Përmes një reagimi, Partia Demokratike e Koalicionit Boshnjak Vakat, thotë se me indinjatën më të thellë, dënon këtë akt frikacak të dhunës që ka ndodhur ndaj Bajramit.
“Ne besojmë se sulmi fizik ndaj çdo individi, pavarësisht nga pozicioni apo bindjet e tij, është krejtësisht i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me vlerat tona themelore njerëzore”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë individin që synohet, ato shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e komunitetit.
“Ndaj është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë të reagojnë urgjentisht dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar”.
“Shprehim shpresën tonë të sinqertë për shërimin sa më të shpejtë të z. Bajrami dhe qëndrojmë pranë tij si simbol i mbështetjes së paqes, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ne do të vazhdojmë të promovojmë në mënyrë aktive një kulturë dialogu, duke respektuar diversitetin dhe duke shtypur çdo formë dhune në shoqërinë tonë”, thuhet në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe