LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, pamje që tregojnë momentin kur policia vret terroristin e dyshuar (Video,+18)

Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, pamje që tregojnë momentin kur policia vret terroristin e dyshuar (Video,+18)

Ky është momenti kur policia e armatosur vrau një terrorist të dyshuar për vrasjen e tre personave, duke përfshirë dy oficerë policie, në qytetin belg të Liege.

Burri, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendohet të ketë sulmuar dy oficerët nga prapa me një thikë para se të marrë një prej armëve të tyre dhe t’i vriste të dy.


Një viktimë e tretë u qëllua në vendin e pasagjerit të një makine të parkuar dhe dy të tjerë u plagosën në incident.

Terroristi i dyshuar pastaj u fut në një shkollë të mesme, ku mori një grua peng.

Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, autori thuhet se sapo ishte liruar nga burgu, ku edhe ishte "radikalizuar" (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulmi me tre të vrarë në Belgjikë, autori thuhet se sapo ishte liruar nga burgu, ku edhe ishte "radikalizuar" (Foto/Video)

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë policinë duke marrë pozicionet pas veturave të parkuara, pranë hyrjes së shkollës.

Dhe kur sulmuesi i dyshuar vjen duke tentuar të largohet – me një armë të ngritur në dukje në drejtim të tyre – oficerët i përgjigjen me një breshëri plumbash.

Sulmuesi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kuptohet se është liruar nga burgu dje, iu afrua dy oficerëve femra nga prapa dhe i theri disa herë me thikë rreth orës 10.30 në orën lokale.

Ai u identifikua më vonë si Benjamin Herman, 36 vjeç, një tregtar i dhunshëm i drogës, i cili u lirua të hënën nga një burg lokal në të cilin burg pretendohet se edhe u “radikalizua”. /Telegrafi/