LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, banorët rrëfejnë si ndodhi ngjarja: Kishin hyrë nga pas – rusja u largua në këmbë

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, banorët rrëfejnë si ndodhi ngjarja: Kishin hyrë nga pas – rusja u largua në këmbë

Banorët e fshatit Çekin në Gramsh që jetojnë pranë Uzinës kanë treguar sesi u futën dy rusët dhe ukrainasi brenda zonës së mbrojtur ushtarake.

Për Top Channel ata treguan se rusët u futën nga pjesa e pasme e uzinës, pasi aty është lehtësisht e kalueshme. Një banor tregoi se edhe ata ndërhynë pas ngjarjes, ndërsa rusja ishte shumë e qetë dhe po largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes.


“Personi ka hyrë nga krahu këtej pas, jo kryesore. Këtu ndodhi ngjarja. E kapi ushtari brenda, u hodh ai pastaj. Ndërhyrëm ne të fshatit pastaj ai përdori spraj. Goca kaloj aty pas në këmbë. Ajo kaloi tek këmbët e mia, ishte e qetë. Policia ishte këtej, ajo dukej si njeri normal, turiste. Nuk ka ndodhur më parë kjo. Nuk e di se çfarë ka uzina brenda, nuk na ka dhënë njeri informacion, unë nuk kam hyrë asnjëherë aty”- tregon një banor.

Një tjetër banor tha se të hysh brenda uzinës është tepër e lehtë edhe për faktin se mungojnë rojet. Ai tha se më parë ishte e vështirë të hyjë sepse e gjithë zona ka qenë e rrethuar me roje.

“Di që nja tre veta hyrën tek uzina. Atë makinën e kam parë ka nja dy ditë që vjen këtu. Se di gjendjen si është. Nga rrethimi i uzinës është shumë e lehjtë të hysh se rojet kanë ikur, Nuk ruhet uzina me dy roje. Aty ka qenë plot me roje, madje ka pasur edhe roje rezervë. Ka qenë shumë e rrezullt dhe nuk ka pasur incidente të tjera”.

“Ka kaluar edhe një ditë më përpara ajo makina. Erdhi policia, i kapën. Ata kishin hyrë nga mbrapa. Nuk e di çfarë ka uzina brenda”- thotë banori tjetër. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori