Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tri të dyshuarat Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”. në Pejë.
Kështu ka bërë për ditur për KosovaPress, njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak qastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.
“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak qastesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dysharave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.
Prokurori, Juniku tregon se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale sulm ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.
“Tre të pandehurat ngarkohen për veprën penale të sulmit nga neni 184 paragrafi tre i Kodit Penal dhe veprën bashkëkryerje e veprës penale”, tha ai.
Sipas njërit nga prokurorit e këtij rasti, Dorjan Juniki Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin.
“Ne konsiderojmë që deri në këtë fazë kemi prova të mjaftueshme për të mbështetur fillimisht dyshimin e arsyeshëm, ashtu që pas përfundimit të hetimit do ta kemi edhe dyshim mirë të bazuar që mund të vëmë në zbatim funksionin e ndjekjes, respektivisht në ngjrisim aktakuzën”, tha ai.
Prokurori Juniku po ashtu tregoi se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për intervsitimin e personelit mjekësor të qendës “Orenda”, dhe të moshuarve që vazhdojnë të qëndrojnë aty.
“Ne kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie por edhe me pjesën e mbetur të banorëve, kemi të bëjmë me një rast qe ka kërkuar veprime të shpejta dhe pritet qe gjithsesi të përfundoj edhe deklarimi apo intervistimi i tyre”, theksoi ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrau tri gra brenda pak orësh në Tiranë, Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
MPB jep detaje për aksidentin në Radovish
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City