LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i bletëve transmetohet direkt, kamerat filmojnë skenën e dhimbshme – një burrë në Los Anxhelos nuk mund të qëndrojë në këmbë nga dhimbjet

Sulmi i bletëve transmetohet direkt, kamerat filmojnë skenën e dhimbshme – një burrë në Los Anxhelos nuk mund të qëndrojë në këmbë nga dhimbjet

Një tufë bletësh bëri kërdinë në një lagje në Los Anxhelos, duke lënduar të paktën dy persona.

Los Angeles Times raportoi se mijëra bletë po grumbulloheshin pranë një rezervuari, dhe banorët vendas u paralajmëruan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.

Një kamerë e helikopterit Fox 11, kapi momentin tronditës kur një roje sigurie me uniformë pasi u sulmua nga bletët, ra dhe goditi kokën në asfalt, transmeton Telegrafi.


Në programin e drejtpërdrejtë, shikuesit panë një burrë që ecte në rrugë dhe përpiqej të mbrohej nga një sulm i bletëve. Ai ndiqet gjatë gjithë kohës nga një zjarrfikës.

“Erdhën për t’iu përgjigjur një telefonate se dikush ishte sulmuar nga bletët. Ato fluturojnë rreth tij gjatë gjithë kohës. I gjori. Mund ta imagjinojmë sa shumë dhemb”, thotë prezantuesi.

Burri përfundoi i ulur në beton, ndërsa një zjarrfikës erdhi me disa pëlhura për të shpërndarë bletët.

Mediat lokale raportojnë se burri në video është një nga dy personat që u dërguan në spital me lëndime të lidhura me bletët.

Ata thonë se përfundimisht është sjellë një bletërritës profesionist për t’u marrë me situatën. Nuk është e qartë se çfarë i nxiti bletët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori