LAJMI I FUNDIT:

Sulmet masive kibernetike kryesisht paralizuan internetin në Belgjikë

Sulmet masive kibernetike kryesisht paralizuan internetin në Belgjikë

Më shumë se 200 organizata ishin viktima të një sulmi masiv DDoS, përfshirë institucionet qeveritare dhe parlamentin.

Në Belgjikë, një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare, parlamentit, shkollave dhe institucioneve shkencore kryesisht paralizoi internetin.

Sulmi synoi ofruesin e internetit Belnet, i cili ka rreth 200 organizata dhe institucione dhe gjithashtu siguron rrjetin për qeverinë belge, transmeton Telegrafi.


Në një deklaratë, Belnet flet për disa valë të njëpasnjëshme në të cilat ndodhën sulmet.

Sulmi filloi të martën dhe bëri që faqet e internetit të bien për shkak të trafikut të shtuar.

Lidhja e internetit u ndërpre disa herë nga disa prej organizatave dhe institucioneve të mbështetura nga Belnet.

Belnet punoi me Qendrën për Sigurinë Kibernetike Belgjikë (CCB) për të shmangur sulmin.

“Ekipi pati sukses të martën në mbrëmje. Sulmi DDoS ishte aq i madh sa i gjithë rrjeti ynë ishte i mbingarkuar. Fakti që autorët vazhdimisht ndryshuan taktikat e tyre e bëri edhe më të vështirë neutralizimin”, shpjegon Dirk Haex, drejtor teknik në Belnet.

Kryerësi i panjohur

Sistemi është gati për përdorim përsëri, por duhet pasur kujdes nëse ndodhin sulme pasuese. Autorët nuk janë identifikuar ende. Belnet ka bërë një ankesë në Njësinë Federale Belge të Krimit në Kompjuter dhe po vazhdon të hetojë çështjen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Teknologji
Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Teknologji
GTA 6 do të dalë së shpejti - a është

GTA 6 do të dalë së shpejti - a është "i mjaftueshëm" kompjuteri tuaj për një lojë të tillë?

Lojëra
iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Teknologji
Kalo në kategori