LAJMI I FUNDIT:

Sulmet e astmës gjatë shtatzënësisë e rrisin rrezikun që bebja të lindë me defekte

Sulmet e astmës gjatë shtatzënësisë e rrisin rrezikun që bebja të lindë me defekte

Femrat të cilat kanë sulme të astmës gjatë shtatzënisë janë më të rrezikuara nga komplikimet vdekjeprurëse.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shtatzënat të cilat nuk e kontrollojnë astmën mund të jenë më të rrezikuara që të lindin para kohe ose ta kenë beben nënpeshë, transmeton Telegrafi.


Bebet gjithashtu janë më të rrezikuara të kenë defekte të lindjes, siç janë sëmundjet e zemrës, astma, pneumonia, etj.

Hulumtuesit sugjerojnë se kjo ndodh pasi që astma ndikon që nënat të marrin më pak oksigjen dhe rrjedhimisht edhe bebet kanë më pak oksigjen, gjë e cila ndikon në zhvillimin e tyre në mitër.

Ndonëse zvogëlimi apo ndalimi i medikamenteve të astmës gjatë shtatzënisë është gjë e zakonshme sepse gratë brengosen se ato ua dëmtojnë bebet, hulumtuesit paralajmërojnë se ndalimi i tyre faktikisht mund të ketë pasoja.

Vlen të ceket se ky zbulim është publikuar në revistën “European Respiratory Journal”. /Telegrafi/