LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ajrore ruse në Idlib të Sirisë, i kanë lënë të vdekur katër civilë

Sulmet ajrore ruse në Idlib të Sirisë, i kanë lënë të vdekur katër civilë

Nga sulmet ajrore ruse, që janë zhvilluar sot në një Idlib të Sirisë, katër civil kanë mbetur të vdekur.

Fluturaket ushtarake të Rusisë, i kanë goditur qytetet veriperëndimore përfshirë Sheikh Mustafa dhe Jibala, ka bërë të ditur një burim në kushte anonimiteti, nga frika se mund të zbulohet, transmeton Telegrafi.


Zona e goditur gjatë ditës së sotme, sipas një marrëveshje gjatë vitit 2018 në mes të Turqisë dhe Sirisë, konsiderohej si pjesë e qetë ku ndalohej të zhvillohej dhuna.

Kjo zonë është shtëpi e mbi katër milionë banorëve, përfshirë edhe qindra mijëra të tjerë, që kanë shkuar të jetojnë aty, për shkak të luftës që e ka dërmuar shtetin e tyre.

Siria është bllokuar në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u tërhoq, shkaku i protestave pro-demokratike.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/