LAJMI I FUNDIT:

Sulme në Windows nëpërmes fotografive

Sulme në Windows nëpërmes fotografive

Lëshimi i ri në Windows lidhet me paraqitjen e fotografive, e sulmuesit potencial i mundëson të merr përsipër kontrollin mbi kompjuterin e përdoruesit.

Për të shfrytëzuar lëshimin sulmuesi duhet të dërgojë porosi e-maili e cila në bashkëngjitje ka dosje Microsoft Word apo PowerPoint me fotografi të formësuar veçanërisht.

Në fakt, problemi qëndron në Windows Graphics Rendering Engine, e cila gjatë hapjes së dosjes dashakeqe me fotografi të formësuar i mundëson sulmuesit që të ekzekutojë kodin burimor në kompjuter.


Me këtë lëshim janë goditur të gjitha versionet aktuale të Windows, pos atij Windows 7, e në Microsoft theksojnë se deri më tani nuk kanë pranuar informata për keqpërdorimin e tij. /Telegrafi/