LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në Londër, një i vdekur dhe një i plagosur

Sulm me thikë në Londër, një i vdekur dhe një i plagosur

Londra është tronditur të premtën në mbrëmje pasi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Camden rreth orës 23:15. Mediat angleze shkruajnë se viktima ndërroi jetë në vendngjarje kurse i plagosuri është dërguar me urgjëncë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton tch.


Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për ngjarjen. Disa dëshmitarë thanë që dy personat u sulmuan nga një bandë dhe banditët u larguan në drejtim të stacionit Tube.

Policai deklaron se është duke punuar për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë kriminale.