Sulm me sëpatë në Prizren, 63-vjeçari godet vëllain e tij 72-vjeçar

Policia e Kosoves
Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mëngjesin e së dielës në fshatin Romaj të Prizrenit.
Rreth orës 09:00, një 63-vjeçar me inicialet Sh.U. ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij, R.U., 72-vjeç. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, tha Bytyçi.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































