LAJMI I FUNDIT:

Sulm kibernetik kundër faqes së Institutit Robert Koch

Sulm kibernetik kundër faqes së Institutit Robert Koch

Pak ditë më parë, persona të panjohur sulmuan me mjete zjarrvënëse godinën e Institutit Robert Koch.

Tani bëhet e ditur se ka pasur edhe një sulm kibernetik kundër faqes së internetit javën e kaluar.


Piratët e interneti paralizuan përkohësisht faqen e internetit të Institutit-Robert-Koch të enjten e kaluar.

Sulmi ndodhi në mëngjes midis orës 8 dhe 10, tha një zëdhënës i Qendrës Federale të Teknologjisë së Informacionit (ITZBund).

Ai konfirmoi në këtë mënyrë një raport përkatës të revistës “Spiegel”.

Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur sulm DDOS (Distributed Denial of Service) (Mohimi i Shpërndarë i Shërbimit).

Policinë e Berlinit nuk e angazhuan pas sulmit kibernetik. Instituti ende nuk ka bërë një kallëzim penal, tha një zëdhënëse e policisë.

Në rastin e sulmeve DDOS, serverat mbingarkohen me një lumë kërkesash të pakuptimta. Kështu që sulmet mund të kryhen në një shkallë të gjerë.

Sipas ITZBund, nuk dihet ende se kush është prapa sulmit dhe është ende po bëhen hetime.

Pulti dhe aplikacioni nuk u prekën

Instituti Robert Koch është autoriteti federal më i lartë gjerman për sëmundjet infektive dhe ka qenë në vëmendjen e publikut prej muajsh, në kontekstin e pandemisë së coronavirusit.

I ashtuquajturi pult, në të cilin mblidhen dhe shfaqen shifrat aktuale mbi ngjarjet pandemike, nuk u prek nga sulmi, pasi ai strehohet në një faqe tjetër interneti.

Funksionet e aplikacionit paralajmërues për coronavirusin gjithashtu nuk u prekën nga sulmi. Sulmuesit gjithashtu nuk arritën të depërtojnë në rrjetin RKI.

Sulme me qira

Për të bllokuar një faqe me sulme DDOS nuk nevojiten thuajse fare njohuri teknike. Kriminelët në internet tani i ofrojnë këto sulme si shërbim me qira.

Ata gjithashtu mbështeten në të ashtuquajturat rrjete bot (botnets), të cilat kontrollohen prej tyre.

Rrjetet bot përbëhen nga kompjuterë që janë rrëmbyer me trojanë ose softuerë tjetër të dëmshëm.

Pronarët te këtyre kompjuterëve, që nuk dyshojnë, zakonisht nuk e kuptojnë që kompjuterët e tyre po keqpërdoren për sulme të tilla.

Ndërkohë, botnets-et përbëhen jo vetëm nga kompjuterë personalë konvencionalë, por edhe nga objekte të rrjetëzuara në “Internetin e Gjërave”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori