LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në Pakistan, humb jetën një person

Sulm me bombë në Pakistan, humb jetën një person

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë, i cili sot në mëngjes ndodhi në veriperëndim të Pakistanit, ku objektiv i sulmit ishte një tubim parazgjedhor në krahinën Khyber Pakhtunkhwa.

“Një vetëvrasës me bombë aktivizoi bombën që mbante në vete afër karvanit të kandidatit parazgjedhor Ikramullah Gandapu, i cili shkoi në tubimin parazgjedhor në Looni Darbar”, tha oficeri policor Zahoor Afridi.


I plagosuri Gandaput, një ish-ministër pakistanez, është kandidat për të hyrë në parlament nga radhët e partisë radikale djathtiste “Pakistan Tahrik-e-Isnaf”.

Paralelisht me këtë, edhe një ish-ministër dhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme Akram Khan Durrani, sot në mëngjes iu shmang një tentimi të ngjashëm për atentat në Bannu, po ashtu në krahinën Khyber Pakhtunkhwa.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndërsa policia akuzon lëvizjen militante talebane, e cila tashmë ka marrë përgjegjësinë për tre sulmet e fundit me bomba në tubimet parazgjedhore në Pakistan.

132 persona të vrarë dhe 230 të plagosur gjatë një sulmi në Pakistan
Lexo po ashtu 132 persona të vrarë dhe 230 të plagosur gjatë një sulmi në Pakistan

Sulmi më i madh me bombë ndodhi më 13 korrik kur në Baloçistan u vranë së paku 132 persona, ndërsa u plagosën 230 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori