LAJMI I FUNDIT:

Sulm me armë para ndërtesës së Shërbimit Sekret në Moskë, tre të vrarë

Sulm me armë para ndërtesës së Shërbimit Sekret në Moskë, tre të vrarë

Tre persona përfshirë një polic janë vrarë nga shtënat me armë zjarri që ndodhën para zyrave të Shërbimit Sekret rus, i njohur si FSB në pjesën qendrore të Moskës.

Sipas dëshmitarëve okularë të shtënat janë dëgjuar në sheshin Lubyanka në afërsi të ndërtesës së Shërbimit Sekret, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se të shtënat kanë filluar shumë afër ndërtesës, në të cilën dikur është udhëhequr nga presidenti aktual rus Vladimir Putin.

Raportohet se tre persona ishin të përfshirë në sulm, ku njëri prej tyre madje ia kishte drejtuar armën forcave të rendit, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga policia ruse.

Të paktën 10 të shtënat janë dëgjuar dhe një burrë duke bërtitur: “ndalu, thash ndalu”. E në mesin e të plagosurve është edhe një burrë i identifikuar si Ilya Fisenko, 32-vjeq.

Njësitet e armatosura deri në dhëmbë të policisë ruse kanë “zbarkuar” në vendin e ngjarjes, ku video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale shfaqin policët duke vrapuar nëpër të gjitha rrugët përreth zonës ku ndodhën të shtënat.

Ende nuk dihen motivet e sulmit në afërsi të FSB-së, ndërsa mediat ruse raportojnë se një burrë i paidentifikuar ishte afruar pranë zyrave dhe kishte shtënë për t’u larguar me shpejtësi nga vendi, duke u barrikaduar brenda një ndërtesës në Bolshaya Lubyanka.

Channel 112 raporton se dy persona janë vrarë dhe se në sulm kanë marrë pjesë tre persona. Burime të Otkrytye Media brenda FSB-së, tre persona kanë marrë pjesë në sulm, ku dy prej tyre janë qëlluar për vdekje nga forcat e rendit. /Telegrafi/