LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Projektet kapitale janë të rëndësishme për ekonominë lokale

Sugareski: Projektet kapitale janë të rëndësishme për ekonominë lokale

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe nikoqiri i tij Ace Kocevski sot në takim në Veles kryen kontrolle në terren në realizimin e punëve ndërtimore të zëvendësimit të gypave të vjetra me gypa të reja të ujësjellësit dhe të kanalizimit. Projektet, në vlerë prej 625 mijë euro, janë përgatitur nga komuna, ndërsa janë financuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjev.

“Këto projekte të komunave të cilat realizohen përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë shumë të rëndësishme për komunat dhe qytetarët dhe për atë kjo për neve është prioritet i lartë. Ai ishte edhe theksi ynë me projektet të cilat i kanë komunat edhe në pjesën e linjave të ujësjellësit dhe të kanalizimit dhe të rrugëve lokale. Për këtë në dy vitet e kaluara ne shumë e përmirësuam dhe e përmirësojmë infrastrukturën komunale dhe rrugët lokale në shtet dhe në atë plan edhe ky vit presim që të jetë i suksesshëm”, potencoi Sugareski.


Ai informoi se projektet kapitale të cilat i realizonin vitin e kaluar ishin në nivel jashtëzakonisht të lartë, më shumë se 85 për qind.

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe mendoj se ky është njëri nga vitet më të suksesshme të Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve në kuadër të projekteve produktive. Për momentin punojmë në më shumë se 30 projekte përmes Bankës Evropiane për Investime me mjete buxhetore të ministrisë, projekte të vlefshme mbi 10 milionë euro dhe të cilat në pjesën më të madhe presim që të zbatohen këtë vit”, informoi Sugareski.

Ai përkujtoi edhe se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve para disa ditëve kishte lidhur marrëveshje me Bankën Botërore për rrugë lokale të cilat do të realizohen. Ministri informoi se në fund të vitit të kaluar Bordi i Bankës e kishte miratuar atë kredi, ndërsa Kuvendi e kishte votuar dhe paralajmëroi se më së voni deri në fund të janarit ose fillimi i shkurtit do të shpallet tenderi i parë për rreth 25 kilometra rrugë lokale dhe rrugë në shtet.

Ministri Sugareski tha se për Velesin janë ndarë mjete prej rreth 1,2 milionë euro, ndërsa do të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm. Ai sqaroi se e gjithë kjo do të varet nga ajo se si komuna do t’i dorëzojë projektet për të cilat duhet të bëhet kontroll në cilësinë e tyre dhe sigurinë e komunikacionit, elaboratet për mjedisin jetësor dhe tjetër, që Banka e kërkon për miratim.

Kryetari Ace Kocevski gjithashtu potencoi se këto janë projekte shumë të rëndësishme të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ai sqaroi se do të rekonstruktohen linjat e vjetra prej asbesti të cilat iu krijonin probleme të mëdha qytetarëve për shkak të defekteve të shpeshta dhe ndërprerjeve në furnizimin me ujë dhe mospasjes së tensionit të mjaftueshëm në gypat e ujit. Me të rejat do të përmirësohet cilësia e furnizimit me ujë, ndërsa pastaj do të mund të vendoset asfalt përfundimtar në këto rrugë ku bëhet rekontruktimi, informon Kocevski.

“Ky do të jetë viti më i suksesshëm në planin e investimeve të Komunës së Velesit dhe presim investime të mëdha kapitale me çka dukshëm do ta përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve”, potencoi Kocevski. Njëherit informoi se NPK “Derven” nga mjetet vetanake vazhdon me zëvendësimin e linjave të vjetra të ujësjellësit dhe të kanalizimit në qytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori