Sugareski: Dinamikë e përforcuar e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret dinamikë më të përforcuar për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, ku, siç thotë, bëhen përpjekje që një pjesë e rrugës nga Ohri në Vërbjan të hapet vitin e ardhshëm.
“Në pjesën e infrastrukturës rrugore vazhdoi ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, presim kjo të ndodh me dinamikë ende më të përforcuar sepse bëhet fjalë për projekt themelor, por edhe në punët plotësuese të cilat ishin lëshuar. Ajo riparohet ashtu që presim rritje serioze të përqindjes së realizimit. Afati është qershori i vitit 2021, bëhen përpjekje që një pjesë e autostradës të hapet vitin e ardhshëm dhe atë pjesa nga Ohri në Vërbjan”, tha Sugareski.
Ai përkujtoi në arsyet për shkak të së cilave erdhi deri te ngecja e punëve ndërtimore të autostradës, si për shkak të projekteve të këqija, por edhe skadimit të marrëveshjes në janar të vitit 2019 që pamundësoi shfrytëzimin e mjeteve rezerve, diku rreth 200 milion euro.
“Kuvendi solli aneks të marrëveshjes për sigurim të mjeteve plotësuese për ndërtim. Në ndërkohë negociatat me bankën “Eksim” u zhvilluan pa ndërprerë, luftuam për ato mjete që ishin miratuar diku në qershor të këtij viti. Përveç projektit bazë është punuar edhe në projekte shtesë të lëshimeve që ishin bërë. Ajo që punohet janë aktivitetet e projektit bazë. Me përgatitjen e riprojektimeve plotësisht do të angazhohen persona, konkretisht në rrëshqitjet e dheut. Dua të informoj se për momentin punohet, dhe atë me dinamikë të përforcuar,” shtoi ai.
Për çmimin e riparimit të autostradës Ohër-Kërçovë, Sugareski tha se për momentin është jofalënderuese të parashikohet, por që bëhen përpjekje sipas të gjitha bazave të bëhen kursime.
“Çmimet që i ka bërë qeveria paraprake me marrëveshjen parësore janë ndërruar. Janë parashikuar 411, pastaj 589 milion euro me aneks të marrëveshjes. Ne nuk mund të konfirmojmë se sa do të kushtojë deri në fund, pritjet e mia janë se do të kushtojë më pak. Nëse janë parashikuar 226 milion euro me mjetet plotësuese për autostradën Milladinovc-Shtip, ndërtimi i tij në fund ka arritur rreth 180 milion. Bëjmë përpjekje për t’u bërë kursime sipas të gjitha bazave”, tha ai.
Në rajonin e Ohrit ministri paralajmëroi realizim të rikonstruimit të aksit rrugor nga hotel “Granit” deri në fshatin “Peshtani në aksin rrugor Ohër-Shën Naum, si dhe aksin rrugor magjistral Podmole-Strugë-Qafëthanë, por edhe rehabilitim të aksit rrugor nga Peshtani deri në Shën Naum.
“Punët ndërtimore nuk janë vetëm asfaltime, në to përkasin edhe aktivitetet përgatitëse siç bëhen për momentin në rrugën nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafëthanë. Më tutje do të realizohen të gjitha aktivitetet që ajo rrugë të bëhet”, tha Sugareski duke theksuar se në periudhën e fundit Qeveria dhe Ministria investojnë jashtëzakonisht në atë segment të infrastrukturës, jo në shpenzime joproduktive.
Sipas tij, resori i transportit shënon nivel të shkëlqyer të investimeve kapitale të realizuara. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e cila nuk është shfrytëzues buxhetor ka realizuar rreth 60 për qind, gazifikimi është mbi 71 për qind, ka rritje në pjesën e hekurudhave, ka rreth 30 projekte të lidhura për ujësjellësit dhe kanalizimet vetëm në pjesën përmes Ministrisë së Transportit, ashtu që presim deri në fund të vitit seriozisht të rritet realizimi, ka informuar Sugareski i cili ka marrë pjesë në Simpoziumin e 18-të të Shoqatës për konstruktorë ndërtimesh të Maqedonisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë