LAJMI I FUNDIT:

Suedia shteti i parë që do ta heq keshin

Suedia shteti i parë që do ta heq keshin

Suedia tashmë është e para e cila gjithnjë e më tepër po i largon paratë nga përdorimi. Tashmë e kanë caktuar edhe datën, në vitin 2023 suedezët do të jenë shoqëri pa para të gatshme.

“Populli nuk e do keshin, shteti po iu përgatit valutën e posaçme”, porosisin autoritetet suedeze. Për pesë vite, sipas rezultateve të hulumtimit, shitoret me siguri nuk do të pranojnë para të gatshme në këtë vend.


Në këtë studim ka punuar Instituti shtetëror për teknologji KTH në bashkëpunim me shkollën ekonomike shtetërore dy hulumtues kryesor pohojnë se Suedia do të jetë shoqëria e parë pa para të gatshme në botë më 24 mars 2023, transmeton gazetametro.net

Megjithatë, ka prej atyre të cilët paralajmërojnë se edhe pse shitoret po planifikojnë të kalojnë në pagesa pa para të gatshme, megjithatë konsumatorët janë ata që i kërkojnë këto ndryshime.

“Momentalisht 97 për qind të tregtarëve pranojnë para të gatshme, por vetëm 18 për qind të pagesave kryhet me para në dorë, ashtu që konsumatorët janë forca lëvizëse e këtyre ndryshimeve”, ka deklaruar Niclas Arvidsson.

Atje tashmë ekzistojnë fushatat e bankave dhe të sindikatave të cilat i inkurajojnë konsumatorët të lirohen prej parave të gatshme.

“Ne jemi vend i vogël i cili tashmë një kohë të gjatë e ka demokracinë stabile. Për ne nuk është problem se paraja është e dukshme vetëm në faqen e internetit”, shpjegon një nga përkrahësit e këtij sistemi të ri.

Përkundër zhvillimit të deritanishëm, edhe më tutje ka prej atyre të cilët dyshojnë. Arvidsson pohon se fjala është kryesisht për njerëzit e moshuar, njerëzit me invaliditet, imigrantët dhe ndërmarrjet e vogla.

E për ironi, Suedia ishte kombi i parë evropian i cili ka filluar t’i shtyp bankënotat. /Telegrafi/