Kosova do të takohet me Suedinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botërorë, ndërsa mediat suedeze janë ndalur te lojtarët shqiptarë që janë rritur në këtë vend, por kanë vendosur të luajnë për Dardanët.

Futbolli kosovar ka përfituar shumë nga talentet e rritura në Suedi, një vend që ka pritur mijëra shqiptarë gjatë viteve të emigrimit. Shumë prej tyre kanë lindur, janë formuar si futbollistë në akademitë suedeze, por zemrën e kanë mbajtur te Kosova, duke zgjedhur të luajnë për Kombëtaren “Dardane”.


Në krye të listës është legjenda Valon Berisha, i lindur në Malmo, i cili ka veshur fanellën e Kosovës plot 50 herë dhe mbetet një nga liderët historikë të ekipit. Pas tij vjen Arbër Zeneli me 33 paraqitje, një tjetër figurë e rëndësishme e skuadrës.

Valon Berisha

Elbasan Rashani, i lindur në Varnamo, ka 29 ndeshje me Kosovën, ndërsa mbrojtësi Ibrahim Dresevic ka regjistruar 25 paraqitje. Në mesin e emrave të hershëm që vendosën t’i thonë po Kosovës është edhe Anel Rashkaj, ish-kapiteni i parë i ekipit kombëtar, me 14 ndeshje të zhvilluara.

Më tej, Astrit Selmani ka 5 paraqitje, ndërsa Loret Sadiku dhe Shpëtim Hasani kanë nga 4 secili. Po aq domethënëse kanë qenë edhe kontributet e Ilir Berishës dhe Dardan Rexhepit, me nga 3 ndeshje të luajtura.

Në listën e gjatë gjenden edhe emra si Erton Fejzullahu (2 ndeshje), Jetmir Haliti (1 ndeshje) dhe Ismet Lushaku (1 ndeshje).

Ky grup futbollistësh tregon lidhjen e fortë mes Suedisë dhe Kosovës në futboll. Ata janë shembulli më i mirë se si talentet e rritura jashtë vendit kanë luajtur një rol kyç në ngritjen e kombëtares kosovare në arenën ndërkombëtare.

GetPaidStock.com 6161f04b14df9

Sa i përket ndeshjen së sotme, Dardanët duan të marrin pikët e para, ndërsa suedezët pas barazimit në ndeshjen e parë synojnë fitoren në Prishtinë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app