LAJMI I FUNDIT:

“Süddeutsche Zeitung”: Si jetojnë kosovarët e kthyer nga Gjermania

“Süddeutsche Zeitung”: Si jetojnë kosovarët e kthyer nga Gjermania

Numri më i madh i azilkërkuesve të cilët qyteti i Munihut (Landi i Bavarisë) i ka kthyer gjatë vitit të kaluar, janë nga shtetet e Evropës Juglindore, respektivisht 584 veta, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

Nga Azia kanë qenë 65, ndërsa nga Afrika 15 dhe vetëm një nga Amerika Latine.

Gazeta ka ndjekur katër raste të ndryshme të të kthyerve, duke përshkruar gjendjen me të cilën ata janë përballur në vendet e prejardhjes, transmeton albinfo.ch.

Njëri prej tyre është rasti i kosovarit që nuk ka dashur t`i përmendet emri, dhe të cilin gazeta e identifikon si “X.”.

40 vjeçari X. nga Kosova së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët (shtatë dhe 14 vjeç) në verën e vitit 2013 kishte vendosur të shkonte në Gjermani, gjegjësisht në Munih për të kërkuar azil. Një vit më vonë familjes i vjen vendimi negativ, gjegjësisht i refuzohet qëndrimi. E në dimrin pasues ata detyrohen të kthehen nga kanë ardhur, në Kosovë.

Fillimi i ri në vendin e vjetër ishte mjaft i vështirë: para se të shkonte në Gjermani, X. kishte punuar në një autolarje. Por pas kthimit, atij i është dashur të kërkojë sërish punë.

Një ndihmesë financiare që i ishte dhënë për fillim nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) nëpërmjet këshillimores së Munihut për kthim të refugjatëve, ishte shpenzuar shpejt.

Por organizata “Coming Home” nga Munihu i ka financuar familjes kosovare pajisjen me aparate shumë të nevojshme të amvisërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori