Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
MFPT thotë se subvencionimi do të bëhet për vitin 2021, përcjell Telegrafi.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Vendimin e Qeverisë 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë: Familjet me asistencë sociale; Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale; Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së; Familjet e Viktimave Civile; Familjet e të Zhdukurve; Invalidët e Luftës; Personat e Verbër; dhe Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Sipas tyre, subvencionimi do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
“Kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe