LAJMI I FUNDIT:

Subvencionimi i pajisjeve shtëpiake, deri më tani janë bërë 2,781 aplikime

Subvencionimi i pajisjeve shtëpiake, deri më tani janë bërë 2,781 aplikime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njofton se deri më tani janë bërë 2,781 aplikime për subvencionimin e pajisjeve shtëpiake.

Sipas Rizvanollit, aplikimi për pajisje efiçente shtëpiake dhe të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar vazhdon të mbetet i hapur.


“Ende pa u bërë një muaj kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve. Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura”, njofton Rizvanolli.

Kujtojmë se në kuadër të skemës së parë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje të vendit, janë mbështetur mbi 9,000 familje gjatë muajve të dimrit.

Skema e efiçiencës së energjisë, Kurti: Skema që po lansojmë sot, nuk do të jetë e fundit - të tjerat do t’i prezantojmë në javët në vijim
Lexo po ashtu Skema e efiçiencës së energjisë, Kurti: Skema që po lansojmë sot, nuk do të jetë e fundit - të tjerat do t’i prezantojmë në javët në vijim

Mbi 120 milionë euro ishin ndarë për subvencionim direkt të faturave të energjisë elektrike për 208 mijë familje kursimtare. /Telegrafi/