LAJMI I FUNDIT:

Stuhitë godasin kontinentin evropian

Stuhitë godasin kontinentin evropian

Moti i lig po vazhdon edhe më tej në pjesë të ndryshme të Evropës, pas reshjeve të vazhdueshme, sidomos në Francë dhe në Gjermani.

Në Belgjikë, reshjet e baltosura kanë përfshirë rrugët, duke dëmtuar një mori veturash në qytetin Genappe, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Rrufetë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa vende, ndërsa në qytetin gjerman, Hamburg, është raportuar për tornado.

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur në Evropë javën e kaluar, pas vërshimeve që kanë shkaktuar reshjet.