LAJMI I FUNDIT:

Stuhia Dennis godet Britaninë e Madhe, po shkatërron gjithçka para vetes – Uellsi përmbytet si Venediku

Stuhia Dennis godet Britaninë e Madhe, po shkatërron gjithçka para vetes – Uellsi përmbytet si Venediku

Britania e Madhe është goditur nga stuhia Dennis, e përcjellë me erëra të forta dhe reshje të mëdha të shiut, ku si pasojë janë paralajmëruar përmbytje në gjithë Britaninë në veçanti në jug të Uellsit.

Reklama

Në shumë pjesë të jugut të Uellsit kanë filluar rrëshqitjet e dheut ku në disa raste qytetarët kanë mbetur të ngujuar, e uji ka filluar të përmbyt shumë shtëpi, transmeton Telegrafi.

Në Angli ka hyrë në fuqi paralajmërimit i shkallës më të lartë dhe dy tjerë në Uells, që do të thotë se ekziston rreziku për jetën e qytetarëve.

Harfordshire në Angli, gjithashtu janë përmbytur shtëpitë, e një banor ka bërë të ditur stuhia ka goditur sikur të ishte tornado, shkruan BBC.

Autoritet ditë më parë kanë paralajmëruar qytetarët që të mbrohen nga “përmbytjet e rrezikshme për jetë” në Uells dhe Skoci. E mediat lokale raportojnë se liqeni Taf në qytetin uelsian Pontipol ka dalë nga shtrati, e në rrezik është edhe liqeni Nit në jug të Uellsit.

Si pasojë e erërave të fuqishme janë anuluar qindra fluturime, kurse përmbytjet kanë ndryshuar edhe trafikun hekurudhor. Sipas informatave më të reja të paktën dy persona kanë humbur jetën në Britani të Madhe, kurse dhjetëra mijëra tjerë janë përballur me kaosin e stuhisë Dennis.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në det në rajonin e Kentit, kurse një tjetër ka rënë nga anije në afërsi të portit Margate. Afro 50 mijë pasagjerë janë duke pritur në aeroporte, pasi që aviokompania Easy Jet ka anuluar 234 fluturime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Mali i Zi
Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Botë
SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

Evropa
Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Azia
Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Evropa

"Trupat e alienëve" të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Amerika
Kalo në kategori