LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit në Antarktik shtangen nga zbulimi i ‘botës së fshehtë’ nën akullnaja

Studiuesit në Antarktik shtangen nga zbulimi i ‘botës së fshehtë’ nën akullnaja

Një botë e fshehur e jetës ujore u zbulua në thellësinë e 500 metrave, nën akullin e Antarktikut në një shpellë në formë katedraleje, ku kishte krijesa të ngjashme me karkalec deti.

Reklama

Shkencëtarët nga Zelanda e Re përderisa ishin duke hetuar ndikimin e ngrohjes globale në një grykëderdhje, zbuluan ekosistemin e ri nën sipërfaqen e akullit e cila njihet me emrin Ross.

Studiuesit nga universitetet e Wellington, Auckland, Otago Instituti Kombëtar për Ujëra dhe Atmosferë (IKUA) dhe nga Instituti për Shkenca Gjeologjike dhe Nukleare, shpuan sipërfaqen e akullit që gjendej mbi lum, transmeton Telegrafi.

Krijesat që u zbuluan nën 500 metra thellësi

Pas dërgimit të një kamere ata u befasuan kur panë një grumbull ampifodësh të vegjël, organizma të cilët kanë prejardhje të njëjtë me karavidhet dhe gaforret.

“Për një moment menduam se kamera nuk ishte në rregull, por kur fokusi i kamerës u përmirësua, ne e pamë grumbullin e antipodeve me madhësi prej 5 milimetrash”, bëri të ditur Craig Stevens nga IKUA.

“Kemi bërë kërkime dhe eksperimente në disa pjesë të sipërfaqes së akullit dhe menduam se kishim dijeni mbi disa gjëra, por gjatë këtij eksperimenti u befasuam shumë kur i zbuluam antipodet”, shtoi tutje Stevens. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Botë
Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Botë
Rusët vizatojnë bombardues në pistë, duke menduar se do të mashtrojnë ukrainasit – harrojnë t’i përfundojnë “punimet” deri në fund

Rusët vizatojnë bombardues në pistë, duke menduar se do të mashtrojnë ukrainasit – harrojnë t’i përfundojnë “punimet” deri në fund

Evropa
Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori