LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit gjermanë zhvillojnë një “pastë hidrogjeni” që mund të përdoret si karburant për automjetet

Studiuesit gjermanë zhvillojnë një “pastë hidrogjeni” që mund të përdoret si karburant për automjetet

Një ekip i disa studiuesve në institutin me bazë në Gjermani zhvilloi një “pastë hidrogjeni”, e cila ka një ngjashmëri me pastën e dhëmbëve dhe një ditë mund të përdoret për të furnizuar automjetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në Institutin e Teknologjisë së Prodhimit dhe Materialeve të Avancuara Fraunhofer (IFAM), të udhëhequr nga Marcus Vogt, e quajtën produktin e tyre – i cili mund të ishte revolucionar në sektorin e transportit – “Powerpaste”.

Siç bëhet e ditur, përbërësi kryesor i pastës është hidridi i magnezit, një përbërje që, kur futet në ujë, reagon me të për të formuar hidrogjen dhe hidroksid magnezi.

Ai do të vendosej në automjete në formën e një “gëzhoje” dhe për t’u furnizuar me karburant, një shofer do të ndërronte një gëzhojë të përdorur hidrogjeni me një të re dhe më pas do të mbushte rezervuarin me ujë.

Sipas studiuesve, “pasta” ofron një mundësi të sigurt, së paku për fillim, të përshtatshme dhe të përballueshme të karburantit të hidrogjenit për automjete të vogla siç janë skuterët, ose në dronët fluturues.

Pasta ka një dendësi të madhe të ruajtjes së energjisë, ka thënë Vogt, duke shtuar se ka një depozitë më shumë energjie për litër dhe për kilogram, sesa benzina ose bateritë mund të ofrojnë.

Për më tepër, ndryshe nga një bateri, pasta nuk e humbet gradualisht energjinë e saj të ruajtur nëse lihet “e pashfrytëzuar”.

Ndryshe, në përpjekje për të luftuar ndryshimin e klimës dhe ngrohjen globale në vitet e fundit, shumë kompani dhe vende kanë zhvendosur vëmendjen në zgjidhjet e energjisë me bazë hidrogjeni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori