Një studim norvegjez interesant tregoi se rreth 15 për qind e grave të martuara i tradhtojnë burrat e tyre të paktën një herë, ndërsa rreth 20 për qind e burrave i tradhtojnë partnerët e tyre.
Gratë e suksesshme me të ardhura të larta janë më të gatshme për të flirtuar dhe për të përdorur hijeshitë femërore te meshkujt tjerë, ndërsa studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është vetëbesimi më i madh, pikëpamja më liberale dhe mundësitë më të mëdha që u jepen në krahasim me femrat e rritura në frymën tradicionale dhe me profesione më pak të paguara.
“Si për gratë ashtu edhe për burrat, fuqia vepron si një afrodiziak dhe është një supozim i gabuar që gratë ndihen më fajtore për shkak të tradhtisë bashkëshortore, aq më tepër, ato kanë më pak pendim pas tradhtisë bashkëshortore”, ka thënë udhëheqësi i studimit, profesori Joris Lammers nga Universiteti i Tilburgut.
Religjioni dhe besimet morale nuk janë aq të lidhura me gatishmërinë e një individi për ta tradhtuar partnerin e vet, në raport me rastin, mundësinë dhe fuqinë.
Përveç kësaj, hulumtimi ka vërtetuar se fillimi i të 30-tave është mosha më e zakonshme e jetës në të cilën gratë tradhtojnë dhe kjo shpjegohet me zvogëlimin e fertilitetit dhe me fokusimin në aspektet seksuale të lidhjes, kur meshkujt nuk gjykohen më sipas parimit “a do të ishte një baba i mirë për fëmijët e mi”.
Kolumnistja britanike, Diana Appleyard, thekson se ka ende opinione të ndryshme në shoqëri për tradhtinë e meshkujve dhe femrave, dhe derisa një mashkull do të justifikohet nga një dëshirë seksuale më e fortë duke përfituar nga një mundësi, madje edhe duke u joshur nga një femër; femrat që tradhtojnë paraqiten si planifikuese dhe të pandjeshme, si dhe “shkatërruese” familjesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bëhuni një ikonë e stilit me fustanet 'La Belleza' nga Fortesa Çurdina

Java e 25-të e shtatzënisë: Bebja ka një ritëm gjumi dhe aktiviteti, por ju ndieni urth të shpeshtë për shkak të rritjes së mitrës

Flini para kësaj ore nëse doni të mbeteni shtatzënë

Ushtrimet e frymëmarrjes për lindje të lehtë

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Trendet e thonjve për këtë verë, ngjyra dhe dizajnet që do të dominojnë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë