LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri zbulon se iPhone nuk është aq privat sa mendoni

Studimi i ri zbulon se iPhone nuk është aq privat sa mendoni

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Sistemi operativ Android i Google vlerësohet si një makth privatësie, zbulon një studim i ri i mbledhjes së të dhënave të telefonave mobil.

Megjithatë rezulton se iOS i Apple është gjithashtu një makth i tillë i privatësisë. “Të dyja, edhe iOS dhe Google Android ndajnë të dhëna me Apple dhe Google mesatarisht çdo 4.5 minuta” thuhet në studimi i botuar botuar javën e kaluar nga Trinity College në Dublin.

“Mbledhja e të dhënave” thelbësore “është e gjerë dhe ka të ngjarë të jetë në kundërshtim me pritjet e arsyeshme të përdoruesve” thuhet më tutje në publikimin e hulumtimit.

Pjesa më e madhe e këtij grumbullimi të të dhënave bëhet pasi telefoni të jetë ndezur për herë të parë, para se përdoruesi të regjistrohet në një llogari të Apple ose Google, dhe madje edhe kur të gjitha cilësimet opsionale të ndarjes së të dhënave janë çaktivizuar.

“Të dy iOS dhe Google Android transmetojnë telemetri, pavarësisht se përdoruesi tërhiqet në mënyrë të qartë nga kjo,” shton raporti. “Sidoqoftë, Google mbledh një vëllim dukshëm më të madh të të dhënave nga telefonat mobil krahasuar me Apple.”

“Gjatë 10 minutave të para të fillimit, [Google] Pixel dërgon rreth 1MB të dhëna … në Google krahasuar me iPhone që dërgon rreth 42KB të dhëna në Apple,” thuhet në raport.

“Kur telefonët të jenë pasiv, Pixel dërgon afërsisht 1MB të dhëna në Google çdo 12 orë në krahasim me iPhone që dërgon 52KB në Apple.”

Sidoqoftë, raporti i studiuesve thotë se iPhone transmetoi më shumë lloje të të dhënave, përfshirë vendndodhjen e pajisjes, adresën lokale të Protokollit të Internetit (IP), identifikuesit e rrjetit Wi-Fi-adresat MAC e pajisjeve të tjera në rrjetin lokal, përfshirë Wi-Fi në shtëpi.

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori