LAJMI I FUNDIT:

Studimi që analizoi disa pamje satelitore: Coronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në Wuhan që nga gushti i vitit të kaluar

Studimi që analizoi disa pamje satelitore: Coronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në Wuhan që nga gushti i vitit të kaluar

Coronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në Wuhan, qysh në gusht të vitit të kaluar, sipas një studimi që analizoi imazhet satelitore të makinave jashtë spitaleve.

Studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe Universiteti i Shëndetit Publik në Boston, analizuan imazhet e kapura në mes të janarit të vitit 2018 deri në prill të vitit 2020, dhe gjeti “një rritje të madhe” të automjeteve në spitale diku në gusht të vitit 2019.


Satellite images of a Wuhan Tianyou hospital car park in October 2018 (L) and October 2019.

Midis shtatorit dhe tetorit, pesë nga gjashtë spitalet e vëzhguara kishin vëllimin e tyre më të lartë të makinave në periudhën e analizuar, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Jashtme e Kinës e hodhi poshtë studimin, duke e cilësuar si “absurd”.

“Rritja e trafikut në spitale dhe të dhënat simptomave në Wuhan, i paraprinë fillimit të dokumentuar të pandemisë SARS-Cov-2 në dhjetor të vitit 2019”, thonë studiuesit.

“Në gusht identifikuam një rritje unike të kërkimeve për diarre, e cila nuk u pa as në sezonet e mëparshme të gripit, as nuk u pasqyrua në të dhënat e kërkimit të kollës”, u shprehën ata.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha të martën se nuk e kishte parë studimin por që hodhi poshtë këto konkluzione.

“Mendoj se është absurde, të nxjerrim këtë lloj përfundimi bazuar në vëzhgime sipërfaqësore siç është trafiku në spitale”, tha ajo.

Kujtojmë që më shumë se 400 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në mbarë botën, dhe mbi 7 milionë tjerë janë diagnostifikuar me coronavirus. /Telegrafi/