LAJMI I FUNDIT:

Studim: Vajzat që kanë nëna të “bezdisshme” bëhen më të suksesshme

Studim: Vajzat që kanë nëna të “bezdisshme” bëhen më të suksesshme

Nëse i bëni presion vajzës që t’i përfundojë detyrat e shtëpisë, ajo mund të mos jetë entuziaste në fillim, por më vonë do të ndjehet falënderuese.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Eseex në Angli, vajzat që kanë nëna të bezdisshme do të jenë më të suksesshme sesa fëmijët, nënat e të cilëve nuk i kanë detyruar të mësojnë.


Nga viti 2004 deri më 2010, hulumtuesit kanë përcjellë nga afër 15 mijë e 500 vajza të moshës 13 deri në 14 vjeçare dhe kanë zbuluar se vajzat të cilat kanë pasur nëna që u kanë vënë standard më të lart’ derisa janë rritur, kanë arritur rezultate më të mira në shkollë.

Një tjetër përfitim nga të qenit nënë e tillë është se ato vajza kanë pasur më pak gjasë të përballen me situata të pakënaqshme, siç është shtatzënia në adoleshencë.

Kështu që, të qenit e bezdisshme mund të mos jetë një gjë e keqe. Së paku këtë mund t’ia thoni vajzës kur nuk dëshiron t’i kryejë detyrat e shtëpisë. /Tentenja