LAJMI I FUNDIT:

Studentja pa diplomë gati pesë muaj ka punuar si doktoreshë në Ndihmën e shpejtë (Video/Dokument)

Studentja pa diplomë gati pesë muaj ka punuar si doktoreshë në Ndihmën e shpejtë (Video/Dokument)

Studentja në Fakultetin e Mjekësisë pa licencë dhe pa kaluar provimin shtetëror, gati pesë muaj ka punuar si mjeke në Ndihmën emergjente mjekësore, konfirmojnë burime për ‘NOVA’ nga Qendra Shëndetësore-Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga të dhënat dhe dokumentet nga librat ku regjistrohet çdo thirrje, të marra nga NOVA mund të shihni se mjekja ende në studime të papërfunduara kryen praktikën mjekësore, shkon për thirrje dhe ju jep terapi pacientëve. Sipas të punësuarve në Ndihmën emergjente mjekësore ajo mba një ndrrim pune si kujdestare dhe është “doktoreshë” në Ndihmën e shpejtë e përbërë nga një infermiere dhe shoferi.


studentja pa diplome si dr 1

Nga dokumentet e siguruara nga NOVA, ju mund të shihni se studentja 24 vjeçare zotëron edhe një vulë pa numër, e cila është fituar në mënyrë të paligjshme për shkak se ajo ka këtë të drejtë vetëm pas marrjes së licencës.

studentja pa diplome si dr 2

Punonjësit nga Ndihma e shpejtë thonë se ajo vulën e fsheh prej tyre. Në kohën e punësëimit të saj, ajo ishte ende studente, dhe Certifikata e saj e fakultetit është në fazën përfundimtare, edhe pse doktoresha punon që nga shkurti. Nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Punëve të Studentëve, tha se do të nënshkruajë që dje certifikatën për mbarimin e fakultetit mjekësor. Por edhe me këtë Certifikatë ajo nuk lejohet të kryejë praktikën mjekësore për shkak se nuk e ka kaluar provimin shtetëror dhe nuk ka licencë.

studentja pa diplome si dr 3

Afati i fundit më i afërt për dhënien e provimit shtetëror është në nëntor, thonë mjekët për NOVA./Telegrafi/

Ja se si reagoi ajo kur u përgjigj në pyetjen tonë kur edhe pranoi se punon në Ndihmën e shpejtë pa licencë pune dhe pa kaluar provimin shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori