LAJMI I FUNDIT:

Studentja fiton veturën 16 mijë funte, por ka një problem (Foto)

Studentja fiton veturën 16 mijë funte, por ka një problem (Foto)

Një studente në Britaninë e Madhe ka fituar një veturë 16 mijë funte gjatë një loje në një sallë bingoje.

20-vjeçarja Katherine Reid, mori çelësat e një veture tip “Volksëwgen Beetle”, pasi për herë të parë bëri jackpot. Ajo ka treguar se e kanë detyruar shoqet e saj që të luante, pasi vetë nuk dëshironte.


2

“Mendova se do të ishte e mërzitshme, por në fakt mua më shkoi çdo gjë mirë”, ka thënë 20-vjeçarja qe ende nuk mund të drejtojë veturën pasi nuk ka patentë, transmeton shekulli.

3

Ajo ka shtuar se në 4 të mëngjesit ka telefonuar të dashurin e saj, nënën e më pas disa të afërm, për t’u dhënë lajmin e bukur.

4

“Tani që kam një veturë, kam një arsye më shumë që të bëj edhe testin e patentës. Deri atëherë nuk do ta lëviz veturën”, është shprehur Katherine.

5

6