LAJMI I FUNDIT:

Studenti i RIT Kosovë (A.U.K), Besar Gergi shpallet fitues i Garës së Kritikëve të Rinj të UNICEF Innovation Lab Kosovo

Studenti i RIT Kosovë (A.U.K), Besar Gergi shpallet fitues i Garës së Kritikëve të Rinj të UNICEF Innovation Lab Kosovo

Studenti i RIT Kosovë™ (A.U.K) Besar Gergi u shpall fitues i Garës së Kritikëve të Rinj me artikullin e tij analitik “Papunësia në mesin e të rinjve”, organizuar nga UNICEF Innovation Lab Kosovo. Artikulli i Besarit kishte të bënte me problemin e vazhdueshëm të papunësisë së të rinjve në Kosovë dhe ishte shkruar në shqip.

Çmimi përfshin mundësinë e ndjekjes së programit të punës praktikës në njërën nga mediat kryesore të Kosovës. Duke pasur parasysh që kategoria analitike ishte kategoria më konkurruese për shkak të numrit të artikujve të dorëzuar, nga tre fituesit e secilës kategori, Besari u zgjodh për ta prezantuar artikullin e tij në programin e mëngjesit në televizionin publik të Kosovës, RTK.


Gara e Kritikeve te Rinj synon t’u sigurojë të rinjve shkathtësitë e shkrimit dhe leximit kritik medial. Këto shkathtësi të veçanta janë shumë të rëndësishme në ditët e sotme, veçanërisht për shkak të ekspozimit gjithnjë e më të madh të të rinjve ndaj llojeve të ndryshme të mediave. Qëllimi i garës ishte që të sigurohet se ekziston aftësia e të rinjve kosovarë për t’i kuptuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike disa prej çështjeve që i hasin në baza ditore. Çdo i ri kosovar i moshës mes 14 dhe 25 vjeçe ka pasur mundësinë që të dorëzojënjë artikull ose video-klipqë ka të bëjë me problemet me të cilat përballen çdo ditë. Artikulli ose video-klipi i krijuar ka mundur të jetë analitik, hulumtues apo informues.

Besar Gergi është student i vitit të dytë në RIT Kosovë™ (A.U.K). Është student i dalluar dhe anëtar aktiv i disa klubeve, përfshirë Klubin e Medias, Klubin e Bamirësisë, Klubin Mjedisor dhe Klubin e Ekonomistëve. Në artikullin e tij, Papunësia tek të rinjtë, Besari pretendon se arsyeja prapa kësaj norme të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve qëndron tek sistemi i arsimit universitar në Kosovë, i cili nuk i përgatitë nxënësit që të jenë në gjendje t’i bashkohen fuqisë punëtore në një fushë të caktuar. Zgjidhja që propozon Besari është që Kosova ta ndjekë shembullin e shkollave gjermane në krijimin e një sistemi më specifik arsimor, me theks të veçantë në ofrimin e shkathtësive praktike dhe të veçanta të studentëve në vend se të ofrohen vetëm njohuri teorike. Për më tepër, shqetësimet e Besarit të përfshira në artikullin e tij burojnë kryesisht nga rezultatet e PISA-së në lidhje me arritjet arsimore të Kosovës në krahasim me vendet e tjera.

Në RIT Kosovë™ (A.U.K), Besari është duke ndjekur studimet në Politikë Publike dhe Menaxhment, me specializim anësor në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Sipas tij, njerëzit e përfshirë në drejtimin e këtij institucioni janë duke e ndihmuar atë që të zhvillohet akademikisht dhe t’i avancojë shkathtësitë e tij kritike dhe praktike, të cilat beson se do t’i hyjnë në dobi në karrierën e tij profesionale.

Artikulli i Besarit mund të gjendet këtu: http://www.ponder-ks.org/sq/2017/02/10/shqip-papunesia-ne-mesin-e-te-rinjve/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori