LAJMI I FUNDIT:

Studenti lë takim me “14-vjeçaren”, e pritën “gjahtarët” e pedofilëve dhe policia britanike: Ju lutem më lironi, do të punoj për ju

Studenti lë takim me “14-vjeçaren”, e pritën “gjahtarët” e pedofilëve dhe policia britanike: Ju lutem më lironi, do të punoj për ju

Studenti 27-vjeç Minesh Patel është arrestuar në Londër në vendin ku ishte dashur të takohet me një 14-vjeçare, me të cilën synonte të kryente marrëdhënie intime.

Ky i ri ka rënë në kurthin e grupit të “gjahtarëve” të pedofilëve, që i ishin prezantuar si një 14-vjeçare duke e joshur dhe ftuar në një takim, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar nga mediat britanike, shihet i riu pas arrestimit duke lutur zyrtarët policorë që ta lirojnë dhe vazhdimisht ua bën me dije se është i gatshëm të punoj për ata.

Ai në procesin gjyqësor ka pranuar fajin për tentim joshje të miturës, të “cilën” synonte ta detyronte të kryente marrëdhënie intime.

Megjithatë ai është dënuar me 28 muaj burgim, e grupi i “gjuetarëve” të pedofilëve “rojtarët e veriut” tërë rastin e kanë filmuar, dhe janë zotuar se nuk do të ndalen me kaq dhe se do të jenë gardianë të rinisë.

Gjykatësi Tom Mitchell, ka shpjeguar se si Kyle Bell, anëtare e këtij grupi kishte hapur një profil të rremë me emrin Lory ku prezantohej si 14-vjeçare.

“I riu i arrestuar e kishte kontaktuar dhe gjatë bisedës përdorte emrin rahulpatel 26 në ueb-faqen meet for you. Pas këtij veprimi i kishte dërguar mesazhe në ËhatsApp, duke i kërkuar fotografi.

Ai i kishte folur për puthjen dhe seksin, i kishte dërguar edhe lokacionin duke i kërkuar që të takohen ballë për ballë. Madje i kishte kërkuar para me qëllim që të mund të udhëtoj deri te ajo me autobus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori