LAJMI I FUNDIT:

Studentët u larguan me nxitim, prej ujit që dilte nga tubi i shpërthyer në tavan (Video)

Studentët u larguan me nxitim, prej ujit që dilte nga tubi i shpërthyer në tavan (Video)

Tubi i ujësjellësit që shpërtheu papritmas, shkaktoi tollovi në një universitet në Calgary të Kanadasë.

Për pasojë, studentët e nevojitën të largohen me nxitim, në përpjekje që të shmangin vrushkullin që nxirrte ujë me rrëmbim, transmeton Telegrafi.

Shkaku i rrjedhës së vazhdueshme, kanë nisur të binin edhe pllakat e tavanit, duke shkaktuar rrezik për ndonjë lëndim.


Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se kjo ka të bëjë me ngricat e fundit në atë zonë. /Telegrafi/