LAJMI I FUNDIT:

Studentet tregojnë se sa po ndikon greva në studimet e tyre (Video)

Studentet tregojnë se sa po ndikon greva në studimet e tyre (Video)

Sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme. Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” thonë se greva po i pengon ata në studimet e tyre.

Ata thonë se tashmë e kanë afatin e provimeve të janarit dhe se greva e punëtorëve të arsimit shkon në dëm të tyre.


Studentja Krenare Buzhala, thotë se kjo grevë po i pengon shumë.

“Greva personalisht po na pengon shumë, sepse ligjërata kemi pasur dhe ato nuk i kemi mbajtur shkaku i grevës. Me provime nuk kemi filluar akoma, por po na pengon se jemi duke e humbur kohën”, thotë studentja Buzhala, për rubrikën e përjavshme VOX të Radio Evropa e Lirë,.

Rinor Gjergji, student, thotë se studentët janë të prekur nga kjo grevë.

“Ne si studentë jemi palë e prekur nga kjo grevë dhe shpresojmë që sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje në mes të qeverisë dhe mësimdhënësve në mënyrë që assesi procesi mësimor të mos ndërpritet, sepse kjo gjë po shkakton një pakënaqësi të madhe te studentët. Unë personalisht jam i pakënaqur për ndërprerje të procesit mësimor”, thotë studenti Gjergji.

Ndërsa, studenti Flamur Kabashi, thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të afatit të janarit.

“Kam informacione se do të shtyhet afati i provimeve. Unë jam i mendimit që të mos ketë shtyrje të afatit, sepse ka studentë që janë përgatitur për afatin e janarit dhe mendoj që shkon në dëm të studentëve e sidomos profesorët nuk ia vlen të hyjnë në grevë”, thotë studenti Kabashi.

Që nga 14 janari, në grevë janë futur edhe institucionet parashkollore, si niveli i ulët dhe i mesëm i arsimit. Kërkesë kryesore e mësimdhënësve është rritja e pagave. /REL /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori