Fjalët e mëposhtme, shkëmbyer mes njerëzish që i besonin njëri-tjetrit, nuk janë bërë në liri. Nëse do të ishin më shumë se tre vetë bashkë, askush nuk do të guxonte të nxirrte nga goja ato çka më poshtë do të lexoni për ish-diktatorin Enver Hoxha. Suplementi “Une Gruaja” në gazetën “Panorama” boton dëshmite në një libër për jetën seksuale të diktatorit.
“Zoti zbret në ferr” e ka quajtur Marçel Hila librin e tij të cilin e ka bazuar në historitë e vërteta të ndodhura në kohën e komunizmit.
Kjo është linja kryesore e romanit prej më shumë se 500 faqesh. Episodet që do të lexoni janë të gjitha të mbështetura në dëshmitë e atyre që vuajtën në kohën e regjimit diktatorial. Vetëm disa prej emrave të përdorur, autori i ka ndryshuar për arsye privatësie.
Ngjarjet e romanit kanë brenda episode nga jeta në burgje (biseda që kemi shkëputur më poshtë zhvillohet në Burgun e Burrelit) e personazheve si: Ibrahim Biçakçiu, At Pjetër Mëshkalla, Myfit Bushati, Foto Bala, Xheladin Baçi, Pjetër Arbnori, Xhevat Xhyrazi, Ahmet Bushati, Viktor Kujaxhija, Agim Musta, At Agostin Ashiku, Beqir Ajazi etj., që përveçse rrëfejnë ato ç’kanë parë e dëgjuar, janë edhe miq të autorit Hila.
Bisedat që u bënë nën zë kulmuan kur secili prej të pranishmëve po shtonte një “tullë” në profilin e ri të Enver Hoxhës. Përvojat e njërit në Francë, dëshmitë e tjetrit në Korçë a Tiranë, të gjitha këto paraqesin një anë jo fort të njohur të ish-diktatorit, të paktën jo aq të mediatizuar. Po është folur për homoseksualizmin e tij, por jo për të qenit zhigolo në vitet e Parisit. Këto e të tjera episode që çuditën edhe bashkëmoshatarët e tij, lexojini në fragmentin e shkëputur më poshtë nga libri i Marçel Hilës.
PJESË NGA LIBRI
Po ta marrësh nga i ati i ligjshëm, Halili, xhaxhai i tij, ishte përbindësh. Quhej Beqir. Ishte hoxhë. Shkonte me trupat ushtarake të Turqisë në luftëra. Enveri, si duket, i ka ngjarë këtij mulla Beqirit. Ki ka bërë para të madhe nga luftërat, ku ka marrë pjesë. Thonë se një natë ka sjellë shumë karroca plot me thasë me ar. Se ku ka shkuar gjithë ai flori pastaj, askush s’e di. Te Enveri ishin të varfër. Humbi gjithë ai ar.
-Po pse përbindësh?
-Se thonë se ki mulla Beqiri ka mbitur di gra, duke ua marrë firmën me duar. -Allah, Allah, po ç ’qenkan këta njerëz mo?, –tha Malua i habitur.
-Njerëz të nëmur, të mallkuar! Thonë se gratë i ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tij.
-I ka varrosur në shtëpi të tij gratë?
-I di Gjirokastra këto punë. Një grusht qitet është. Shëtitin fjalët!
-Po pse Enveri thoshin se i ka ngjarë atij?
-Se kur ishte fëmijë, ishte i prapë shumë. Merrte zogjtë e klloçkës, hapte gropa e fole në mure e ati i vinte; pastaj i mbillte vrimat me baltë.
– Ua, katili, kështu bënte?
– Po, qante klloçka, dëgjonte thirrjen e zogut të saj që kërkonte ndihmë; sillej e vraponte, plaste. Ndërsa ai i ulur galiç bënte sehir e qeshte me gjithë shpirt për këtë torturë që i jepte shpendit të gjorë.
-Fëmijë ishte, the?
-Fëmijë mo, i vogël, dhjetë-dimbëdhjetë vjeç. Fëmijët zakonisht janë të ndjeshëm ndërsa ki u pa që atëherë se ishte një përjashtim. Ishte kriminel i lindur, katil!
-Po në Korçë ç’nuk ka punuar! Të nëntëdhjetenëntat, -tha Foto.
-Edhe në Korçë?
– Në Korçë? S’ka lënë gjë pa bërë! E kanë arrestuar për përdhunime. Ka lënë nam për sa e sa gjëra. Veç kur pinte bëhej xurxull, nuk e mbante veten. Nuk e dini ju se sa shpejt i bie alkooli në kokë. Bën idiotësi po u deh. Kur dehej kështu, zgjidhte rrugët ku jetonin të pasurit e qytetit, merrte një shkol e fillonte e thyente… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Identifikohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Ferizaj

Publikohen komunikimet e reja: Nazim Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë