LAJMI I FUNDIT:

Studentët në Maqedoni me aplikacion për gjetjen e ilaçeve

Studentët në Maqedoni me aplikacion për gjetjen e ilaçeve
Foto ilustrim

Me ndihmën e një aplikacioni qytetarët do të mund të shohin se në cilën farmaci është në dispozicion ilaçi për të cilin kanë nevojë dhe ku është me çmimin më të lirë. Ky krijim i quajtur “Najdi apteka”, në përkthim, “gjej farmaci” është meritë e tre studentëve Simeon Markovski, Eva Agovska dhe Mihail Mojsoski.

“najdiapteka.mk është ueb-aplikacion ku shfrytëzuesit me anë të një kërkesë të një produkti specifik farmaceutik do të mund t’i del një listë me çmime të ndryshme të produktit të njëjtë në farmaci të ndryshme. Kështu që shfrytëzuesve do ua lehtësojmë të mund të gjejnë produktin më të lirë dhe atë që e ka më afër,” tha Simeon Markovski.


Markovski thotë se puna për këtë ueb-aplikacion ka zgjatur plot dy muaj ndërkaq tashmë është në funksion për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë periudhë në të cilën jemi tani, ku situatën financiare e kemi shumë të rëndësishme, unë së bashku me dy kolegë u paraqitëm në një garë për shfrytëzimin e të dhënave të hapura, ku gjetëm zgjidhje në mënyrë që qytetarëve të ua lehtësojmë t’i gjejnë barnat e nevojshme sipas çmimit më të lirë,” u shpreh Simeon Markovski.

Pas kërkimit të produktit të nevojshëm, shfaqen një sërë produktesh të njëjta si dhe të ngjashme nga farmaci të ndryshme si dhe një hartë ku qytetarët do të mund të shohin vendndodhjen e farmacive. Sipas krijuesve, këto çmime do të përditësohen në intervale të caktuara kohore. Simeoni, Eva dhe Mihaili kanë qenë fitues të Hakatonit për të dhëna të hapura./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori