LAJMI I FUNDIT:

Studentët kosovarë punësohen në Gjermani (Video)

Studentët kosovarë punësohen në Gjermani (Video)

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin e Infermierisë, në UBT, Albana Krasniqi, menjëherë pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, është punësuar me kontratë të rregullt në spitalin shtetëror të Stuttgart-it, “Marienhospital Stuttgart”, që është njëri ndër më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në këtë qytet dhe në tërësi, në Gjermani.

Ajo është duke punuar si infermiere në Repartin e Pediatrisë dhe ofron ndihmë e shërbime mjekësore për fëmijët e porsalindur, si dhe për ata të moshave më të mëdha, teksa dashuria për profesionin, i jep asaj vullnet që të punojë deri në 12 orë, vetëm për të qenë më afër pacientëve që kanë nevojë për përkujdesjen e saj.


“Sjellja jonë është me rëndësi jetike në këtë profesion, sidomos kur në pyetje janë fëmijët, për shkak se kjo ndihmon në shërimin e pacientëve, dhe madje tek fëmijët, edhe një mimikë fytyre e infermierit ndikon pozitivisht ose negativisht tek ta”, shpjegoi studentja Krasniqi.

Ajo tregoi se nuk e ka pasur të vështirë adaptimin me jetën dhe punën në Gjermani, pasi, siç rrëfen ajo, është pritur shumë mirë nga i gjithë personeli i spitalit, dhe mbi të gjitha, atje ka shkuar e përgatitur profesionalisht, falë punës praktike që e kanë kryer në laboratorët e UBT-së.

“Laboratorë e UBT-së më kanë ndihmuar në profesionin tim, sepse falë punës praktike që e kemi kryer, e kam ndjerë veten shumë të sigurt gjatë dhënies së terapisë edhe në spitalin ku aktualisht jam duke punuar”, theksoi Krasniqi, teksa dha edhe një porosi për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen infermierë të suksesshëm e profesionistë.

“UBT është ndër institucionet më të mira për studime të Infermieri, që i ofron kushtet më të mira, laboratorët më modernë, literaturën e nevojshme, dhe mbi të gjitha, profesorët që janë shumë të përgatitur dhe të sjellshëm me studentët, andaj zgjedhja më e duhur për studime të Infermierisë, është UBT”.

Në UBT gjendet qendra më e madhe për mjekësi në Kosovë dhe rajon, e pajisur me laboratorë e pajisje të sofistikuara mjekësore, literaturë profesionale, si dhe ku ligjërojnë profesorë e ekspertë të fushave mjekësore, tashmë të dëshmuar edhe në tregun e punës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori